Ministrja Haxhiu për Besnik Mujecin: Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arrestimit në Shqipëri për trafikim droge të asamblistit të LVV-së në Komunën e Prishtinës, Besnik Majeci.
Duke shpërndarë njoftimin se Komisioni Disiplinor i LVV-së mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja Vetëvendosje, Haxhiu tha se veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe se “institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet të japin dënimet maksimale”.
“Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje”, shkroi Haxhiu në Facebook. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?