LVV-ja përjashton asamblistin Besnik Majeci nga të gjitha strukturat

Lëvizja Vetëvendosje ka përjashtuar nga të gjitha strukturat anëtarin dhe asamblistin në Komunën e Prishtinës, Bensik Majeci.
Këtë e bëri të ditur sekretari organizativ i LVV-së, Alim Rama.
“Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast. Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Rama.
I njëjti tha se LVV-ja “mbetet e përkushtuar” që dukuritë e tilla të dënueshme dhe të kundërligjshme, “janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?