Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçak takohet me këshilltarët e Sholcit, Macronit, Melonit dhe Gabriel Escobar

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak sot është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshiltarët diplomatikë nga Gjermania e Franca, Emmanuel Bonne, Jens Plötner.

Sipas njoftimit të bërë për media nga Lajçak, në këtë takim urgjent është biseduar për hapat e mëtutjeshëm të zbatimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

”Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe DAS Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka shkruar Lajçak në rrjetet sociale./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button