Homazhe në Tiranë në nder të policit të Kosovës

Për nder të policit të vrarë të Kosovës, Afrim Bunjakut i cili të dielën u vra në krye të detyrës në veri të Kosovës, në Tiranë janë mbajtur sot homazhe.
Qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë ku ndezën qirinj dhe vendosën lule në kujtim të Afrim Bunjakut.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?