Kurti i publikon pamjet se si do të duket Kompleksi Memorial “Adem Jashari” pas renovimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka publikuar pamjet se si pritet të duket Kompleksi Memorial “Adem Jashari” pas renovimeve.
Në një postim në Facebook, Kurti tha se synimi sipëror i këtij projekti është që ku ai të ketë përfunduar, Kompleksi Memorial “Adem Jashari” të ketë marrë pamjen dhe trajtën e një peizazhi historik.
“Pas një pune të gjatë dhe të përqendruar, e një periudhe të vlerësimit meritor, ku kemi përfshirë profesionistë nga institucionet tona dhe ndërkombëtare, sot kemi propozimin fitues të master planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, që zë një hapësirë rreth 450 hektarë në fshatin Prekaz”, ka shkruar Kurti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?