Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë persona të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ndodhi sonte mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Për rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button