Kurti e propozoi për Ministër të Kulturës, aktori Fatmir Spahiu reagon me tone humori: I bëra gati dy statusa

Ka reaguar aktori Fatmir Spahiu, i cili është propozuar për ministër të Kulturës dhe Turizmit nga Albin Kurti, kabinet ky që nuk i mori votat.
Në një postim në Facebook, Spahiu ka thënë se para disa ditëve ka pranuar propozimin e Kurtit që ai ta marrë këtë post.
“Para do dite pra edhe me një konfirmim pozitiv nga ana ime, sot në mëngjes, duke pas bindje të plotë se do ta kry mirë këtë punë, i konfirmova Kryeministrit Kurti se do të pranoj ftesën për pozitën Ministër i Kulturës dhe Turizmit. Pavarësisht që nuk u votu, e falënderoj zotin Kurti që tek unë ka pa një profesionist që do ta kryente mirë këtë detyrë. Sidomos për përzgjedhjen e një personi që nuk është anëtar i ndonjë partie politike”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se do ta vazhdojë kontributin e tij aty ku mendon se duhet, e edhe kur nuk i kërkohet.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?