Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj-Kurtit: Je produkt i luftës hibride

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në fjalën e tij në Kuvend, i është drejtuar kreut të VV-së, Albin Kurtit, të cilin e ka quajtur “produkt të luftës hibride të armiqve tanë”.

Deklarata e Haradinajt ishte si reagim ndaj ekspozesë së Kurtit, ku e përmendi edhe luftën hibride.

Haradinaj ka thënë se deputetët janë mbledhur sot për të kryer detyrën e tyre.

Ai e ka pyetur Kurtin se pse është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike, dhe që lista e problemeve të Kosovës, sipas tij, “është e gjatë”.

Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk sheh arsye për të debatuar për programin që e ka paraqitur Kurti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button