Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi takohet me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së, flasin për kryetarët veriorë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe ata të Bashkimit Evropian.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se temë e takimit të tyre ka qenë situata e katër komunave veriore dhe kryetarët e tyre.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit”, ka shkruar Krasniqi ndër tjera./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button