Bonucci drejt Turqisë

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci është shumë afër transferimit në Turqi.
Skuadra e Fenerbahces po e kërkon me çdo kusht nënshkrimin e Bonuccit.
Fenerbahce dëshiron që Bonucci të fluturojë drejt Stambollit nesër dhe të prezantohet si top transferim i klubit.
Bisedimet me Union Berlinin po vazhdojnë për të arritur dhe përmbyllur marrëveshjen sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?