Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi kritikon heshtjen e Qeverisë për arrestimin e ish-policit Arbnor Spahiu nga Serbia

Pas dështimit të 30-të të seancës konstituive, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka shprehur pakënaqësi për heshtjen institucionale dhe mungesën e reagimit nga ana e Qeverisë së Kosovës për arrestimin e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe. Krasniqi e quajti ndalimin si “arbitrar dhe të padrejtë”.

“Po shpreh pakënaqësi me mosreagimin institucional, me mosreagimin e Qeverisë që nuk e ka thënë asnjë fjalë për ndalimin jo vetëm të një qytetari që do të duhej, por të një shërbyesi të Kosovës, një prej anëtarëve të forcave speciale të Kosovës, që kur i duhen i ngrisin në qiell me lëvdata ndërsa tani nuk e thonë asnjë fjalë”, ka thënë Krasniqi teksa po fliste

Ai kërkoi angazhim të menjëhershëm institucional për lirimin e Spahiut.

“Qeveria dhe institucionet do duhej që aktivisht të merreshin me lirimin sa më të shpejtë të policit Arbnor Spahiu, që po mbahet në mënyrë të padrejtë”, shtoi ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button