Kaloni te përmbajtja kryesore

​Korenica thotë se nuk do të marr pjesë në asnjë votim pa u kthyer në shkollë vajza nga Peja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka thënë se nuk do të marr pjesë në asnjë votim pa u kthyer në shkollë në Pejë vajza e mbuluar me shami e cila është përjashtuar.

Sipas tij udhëzimi administrativ është i jashtëligjshëm dhe se qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij.

“Sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkova që të mos vazhdohet me seancë pa u kthyer në shkollë një vajzë mbi 18 vjeçare, e cila është larguar padrejtësisht që nga 1 shtatori. Udhëzimi administrativ është i jashtëligjshëm, qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij”, tha Korenica.

Korenica poashtu tha se e ka dëshmuar që nuk bënë fushatë me bindjet e tij.

“Besoj deri sot e kam dëshmuar që nuk bëj fushatë me bindjet e mija”, shtoi Korenica.

Të enjten gjatë seancës plenare, deputeti Korenica i ka bërë thirrje ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci që të merret me këtë rast dhe që të mos lejojë një gjë të tillë.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se Korenica po bën fushatë, teksa i ka tërhequr vërejtjen për deklarim jashtë rendit të ditës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button