Kaloni te përmbajtja kryesore

Komuna e Prishtinës njofton për “situatë alarmante” nga zjarret dhe erërat e forta

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve po ndërhyjnë aktualisht në tetë lokacione të ndryshme në kryeqytet, si pasojë e shpërthimeve të zjarreve. Disa banesa kanë pësuar dëmtime nga erërat e fuqishme.

Në njoftimin në Facebook, Komuna e Prishtinës e ka quajtur situatën si “alarmante”.

“Në këtë operacion janë angazhuar 40 zjarrfikës, të cilët po punojnë për të mbajtur situatën nën kontroll në këto zona: Rruga C afër “Maxi 24”, Panari, Kosova B, Rimanishtë (dy raste), Trudë (tre raste), Milloshevë, Llukar (dy raste) dhe Bardhosh”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button