Kaloni te përmbajtja kryesore

Dështon edhe përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

(Lajm i përditësuar)


Murati: U përpoqëm deri në orët e fundit të krijojmë institucionet, kryeparlamentari na takon

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka thënë se janë përpjekur deri në orët e fundit për të krijuar institucionet, fillimisht konstituimin e Kuvendit.

Ai tutje ka thënë se deputetët e ish-opozitës po refuzojnë të kryejnë obligimin kushtetues.

”Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve, shtysës tonë të krijohen institucionet, s’patëm sukses. E pamë që deputetët e opozitës sërish refuzuan të kryejnë obligimin e tyre kushtetues, që të votojnë. Nuk u është dhënë shansi deputetëve përmes votimit të fshehtë të krijoheshin institucionet e vendit”, u shpreh Murati.

 


Memli Krasniqi: Jemi në Udhëkryq, kryeneçësia e Kurtit ishte më e madhe se Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike i Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se  dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia.

Ai tutje shtoi se me deshtimin e konsitiumit të Kuvendit vendi hynë në një udhëkryq.

“Jemi në Udhëkryq”, tha Krasniqi.


Abdixhiku: Kurtit duhet t’i thuhet qartë se ka uzurpuar institucionet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për bllokimin institucional.

“Ne po ëndërrojmë një Kosovë më të mirë, ndërsa Kurti po e shfrytëzon për qëllime personale,” tha Abdixhiku, duke e cilësuar situatën si alarmante për demokracinë në vend.

Ai shtoi se me këtë qasje, “Republika e Kosovës po shndërrohet në një projekt të dështuar”, dhe se ky, sipas tij, mund të ketë qenë qëllimi i kryeministrit që nga fillimi.


Dështon tentimi i fundit për konstituimin e Kuvendit

Deputetët kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin e Kosovës edhe në vazhdimin e seancës pak para mesnatës.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka tentuar sërish të formojë komisionin e fshehtë për votimin e kryeparlamentarit, por kjo nuk është mbështetur nga partitë e tjera parlamentare.

 


“Votë vetëm për Limajn”, deputetja e Nismës mbyll derën për kandidatë të tjerë

Deputetja e Nismës, Arbreshë Krasniqi, ka thënë se nuk do të kenë votë për askënd tjetër për kryetar kuvendi, përveç Fatmir Limajt.

Krasniqi tha se votimi nuk duhet të jetë i fshehtë, ashtu siç ka tentuar VV-ja tash e disa herë për Albulena Haxhiun, por duhet të jetë i hapur.

“Nuk ka pas, nuk ka dhe nuk do të ketë votë, përveç Fatmir Limajt për Kryetar të Kuvendit! Jo fshehtë, por hapur duhet”, shkroi ajo.


Haradinaj: Zgjedhjet po duken opsioni më real

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se janë të gatshëm për çdo lloj kompromisi, me qëllim që të dalin nga kjo situatë. Kërkesa e vetme e tyre ka qenë që të hapet votimi dhe të ndryshohet kandidati.

Megjithatë, Haradinaj tha se më shumë po duket se do të ketë zgjedhje sesa një zgjidhje.

“Jemi të gatshëm për çdo lloj kompromisi, vetëm që të dalim nga kjo situatë. E vetmja kërkesë ka qenë që të hapet votimi dhe të ndryshohet kandidatja.”

“Më shumë po e shoh që do të kemi zgjedhje sesa një zgjidhje.”

 

 


Sala Jashari shpreson të ketë sonte votim të hapur

Bashkëkryesuesja e seancës konstitutive, deputetja Sala Jashari shpreson që sonte në seancën konstituive të mundësohet votim të hapur për kryeparlamentar.

Para fillimit të seancës, ajo tha se pret reflektim nga Lëvizja Vetëvendosje, në mënyrë që të dilet nga ngërçi politik.

“Po shpresoj shumë që LVV ka reflektuar dhe të mos ta lejojë që të zvarritet edhe më tutje për shkak që qytetarët e Kosovës kanë nevojë për lidership të vërtetë, për ata që me të vërtetë dëshirojnë të kontribuojnë për vendin e tyre, sepse në fund të fundit inatet nuk duhet të jenë parësore, duhet të jenë të fundit apo hiç fare kur është në pyetje Kosova… Në çdo tentativë ne kemi pritur realisht që LVV të reflektojë për shkak që ne kemi dhënë mundësi për kompromis realisht, kështu që ne kemi dhënë kompromisin tonë. Shpresoj që edhe sot do të reflektojnë meqë është hera e fundit sipas Gjykatës Kushtetuese… (Pyetet se a do të ketë votim të hapur) Unë shpresoj që po”, deklaroi ajo.

Deputetja e PDK-së tha para mediave se nuk ka filluar kjo legjislaturë ashtu siç ka dashur.

“Fillimisht, vetë fakti që jam deputetja më e re e këtij kuvendit, e legjislaturës së nëntë, për mua është një nder dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Nuk ka filluar siç kam dashur edhe siç do të donte çdo i ri dhe e re që do ta fillon këtë rrugëtim. Çka do që e shoh tash është që çdo deputet duhet të jetë i përgjegjshëm edhe në asnjë moment të mos krijojë lojëra politike siç ka ndodhur deri sot”, tha Jashari.

 

 


”Asgjë tjetër” Limaj deklarohet për takimin me presidentën

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj para fillimit të seancës konsitutive u deklarua para mediave.

Ai konfirmoj takimin e sotëm me presidentën, Vjosa Osmanin, teksa tha se në takim presidentja u informua rreth zhvillimeve të reja.

”Asgjë tjetër”, tha shkurt Limaj.

 


Zemaj: Ka presion ndaj deputetëve të grupeve minoritare

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj deklaroi se kanë dëgjuar se ka një presion ndaj deputetëve të grupeve minoritare.

Kështu u shpreh ai para fillimit të seancës konstituive, për çka tha se “shpresat janë të vogla”.

“Nuk është vonë asnjëherë brenda afatit kushtetues që të kemi një zgjidhje të këtij ngërçi politik. Por siç duket barrikada para interesave personale apo pozitave lakmuese të LVV-së është tepër vështirë që të kemi ndonjë zgjidhje edhe në këtë orët e vona të natës. Fatkeqësisht, një seancë që ju e patë se si u thirr në emër të asaj të gjetjes së një mundësie për të dalë nga ky ngërç politik dhe të kemi edhe kuvend, edhe qeveri. Por shpresat janë të vogla të them të drejtën, nuk kemi ndonjë qartësim të ndonjë marrëveshje qoftë mes LVV-së apo Nisma-s. Kemi dëgjuar që ka një presion ndaj deputetëve, sidomos të grupeve minoritare, por gjithçka është pjesë e diskutimeve”, u shpreh ai.

Zemaj tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin ta konstituojë kuvendin edhe sonte, atëherë, siç u shpreh ai, do të detyrohen për një “shpjegim për abuzim me të drejtën absolute me vendimin e vitit 2014”.

 

 


Çfarë u tha në takimin Osmani-Kurti, Rexhaj: Do të informohemi në mbledhjen e grupit

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të mbajë mbledhje para fillimit të seancës konstituive.

Kështu tha deputeti i kësaj partie Arbër Rexhaj derisa u pyet se çfarë u diskutua në takimin e sotëm mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, raporton KosovaPress.

“Ne kemi ardhur këtu për të votuar edhe detyrën tonë dhe përgjegjësinë tonë si deputet për ta ushtruar, atë që na ka dhënë qytetari i Republikës së Kosovës. tash nëse më pyesni mua se a ka ndonjë të re, jemi në mbledhjen e grupit parlamentar dhe do ta diskutojmë… (Pyetje se a do të kthehen në votim të hapur). Unë po flas për detyrat e mia si deputet, por edhe për detyrat të cilat na takojnë si përfaqësues të qytetarëve të Republikës e natyrshëm deri sot ky prolongim që është bërë mendoj që është e padrejtë që ne ja bëjmë qytetarëve, tash ideja votim i hapur e votim i mbyllur mendoj që nuk çon peshë. Mirëpo në thelb pra prej fillimit ka ekzistuar ideja e opozitës që ta bllokojë kuvendin”, u shpreh ai.


🔴SPECIALE: Përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbledhen sonte për përpjekjen e 54-të për ta konstituar Kuvendin.

Seanca është paraparë të fillojë në ora 22:00.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button