Kaloni te përmbajtja kryesore

Klubi i Biznesit i bën thirrje Qeverisë ta rishikojë vendimin për mosqarkullimin e automjeteve të transportit

Klubi i Biznesit përmes një komunikate për media ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e qarkullimit te atumojeteve të peshave të rënda për shkak të temperaturave të larta.

Në reagimin e tyre, Klubi i Biznesit i ka bërë thirrje Qeverisë që të rishikojë këtë vendim të angazhohet në dialog me palët e interesuara dhe të zbatojë masa alternative që nuk e pengojnë aktivitetin ekonomik.

“Ky vendim, do të ndikojë në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit, të rrisë kostot operative dhe do të ndikojë negativisht në ekonomi sepse me këtë vendim afektohen prodhuesit, shitësit me pakicë dhe përfundimisht konsumatorët”, thuhet në komunikatën e tyre.

Tutje në reagimin e tyre thuhet se tash kur ka “një fluks të madh të kërkesës për furnizime në treg për shkak të vizitës së bashkëkombasve tanë nga diaspora”, Klubi i Biznesit thotë se “një vendim i tillë bëhet edhe më i pakuptimtë”.

Qeveria vendosi ta ndalojë qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me peshë mbi 7.5 tonë “në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale” për shkak të “ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button