Humbi jetën një person në Bjeshkët e Deçanit

(Lajm i përditësuar)
ShKShM jep detaje për aksionin ku u gjet i vdekur 70 vjeçari
Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së 70-vjeçarit që është gjetur i vdekur në Bjeshkët e Nemuna, konkretisht tek vendi i quajtur “Kërrshi i Jedovës”.
Bëhet fjalë për R.K, i cili dyshohet se duke mbledhur çaj mali, ka rrëshqitur në greminë, duke marrë lëndime vdekjeprurëse.
“ShKShMK e përbërë nga stacioni i Junikut, Deçanit dhe Prizrenit ka filluar operacionin e kërkim-shpëtimit menjëhërë pas thirrjes së pranuar. Pas disa orë kërkimesh duke u bazuar në informacion dhe gjetjen e gjurmëvë është orientuar kërkimi në vendin e dyshuar”, thuhet në njoftim.
Humbi jetën një person në Bjeshkët e Deçanit
Një person humbi jetën në Bjeshkët e Deçanit. Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Gashi ka treguar se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.
“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit”, tha ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?