Kaloni te përmbajtja kryesore

Këshilltarja e Kurtit i reagon deputetes gjermane

 

Deputetes gjermane të partisë së majtë Zaklin Nastiq e cila ditë më parë tha se Kosova duhet ç‘armatosur njëherë e përgjithmonë, i ka reaguar Fëllanza Podrimaj, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në Twitter, Podrimaj tha se Nastiq konsiderohet të jetë folëse e propagandës serbe dhe se demokracia në Kosovë shqetëson botëkuptimin e tyre.

“Zëdhënësja e politikës për të drejtat e njeriut, Zaklin Nastiq konsiderohet të jetë folëse e propagandës serbe. Demokracia në Kosovë shqetëson botëkuptimin e tyre. Urrejtja juaj për shqiptarët mezi është fshehur, fjalimet e tyre të kujtojnë agjitacionin çnjerëzor të regjimit të Millosheviçit. Mjaft”, ka shkruar Podrimja në Twitter.

Kujtojmë se deputetja Nastiç tha ditë më parë se “Bombave dhe municioneve me uranium, populli i Beogradit u obligua të futet nëpër streha ndaj sulmeve ajrore sikurse bënë në luftëaffe-n e Hitlerit. Rezultati 22-vjeçar i vendosjes ushtarake, nëpërmjet një lufte agresore, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar të qeverisë gjermane dhe NATO-s, solli shtetin artificial të Kosovës, që nuk zbatoi Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, që ofronte sovranitet dhe integritet territorial të Jugosllavisë”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button