Hajnat i vjedhin një pistoletë dhe stoli ari Mërgim Lushtakut
Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi në Graçanicë, dje rreth orës 19:30.
Ata kanë vjedhur një pistoletë me dy karikator dhe 30 fishek (me leje), si dhe stoli ari.
“Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Raportohet se bëhet fjalë për shtëpinë e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?