Demaj zbulon prapaskenat e takimit: Kurti nuk e ka mohuar emrin e Vjosa Osmanit për presidente

Analisti Emanuel Demaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se gjatë takimit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është arritur një pajtim në parim për bashkëqeverisjen dhe çështjen e presidentit, ndërsa sipas tij, pengesa kryesore tashmë mbetet te LDK-ja.
Demaj tha se deklaratat e tij bazohen në informacione që, sipas tij, janë të sakta.
“Në takimin me LDK-në, në parim janë marrë vesh për bashkëqeverisje dhe postin e presidentit. Nuk ka refuzuar Kurti, e them me informacione të sakta. Nuk e ka refuzuar kërkesën e LDK-së. Po e them çka është biseduar brenda. Nga ana e Kurtit gjithçka është në rregull”, deklaroi Demaj.
Ai shtoi se, sipas informacioneve që posedon, Albin Kurti ka garantuar mbështetje të mjaftueshme për formimin e institucioneve në rast se arrihet marrëveshja politike.
“Kurti i ka premtuar 53 numra pa minoritetet. Kjo do të thotë se do t’i ketë votat në mbështetje nëse arrihet marrëveshja që është propozuar. Po ashtu, nuk e ka mohuar emrin e Vjosa Osmanit kta e ke të saktë”, tha Demaj.
Demaj theksoi se përgjegjësia për vazhdimin e procesit tashmë bie mbi LDK-në, e cila, sipas tij, duhet fillimisht të zgjidhë çështjet e brendshme.
“Nëse LDK shkon në takim me VV-në pa i rregulluar problemet e veta, çfarë takimi është ai? Topi është në fushën e LDK-së”, u shpreh Demaj.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?