Kaloni te përmbajtja kryesore

Kandidatja e AAK-së në Fushë Kosovë godet qeverisjen lokale: Vetëm mbeturinat janë kudo

Kandidatja e AAK-së për kryetare të Fushë Kosovës, Vildane Latifi, ka prezantuar programin e saj zgjedhor në emisionin “Debati Zgjedhor” në RTV21.

Ajo kritikoi gjendjen aktuale të komunës, duke thënë se katër vite nuk mjaftojnë për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Në veçanti, Latifi u ndal te menaxhimi i mbeturinave, për të cilin tha se është “në nivel zero”, ndërsa në programin e saj ka propozuar kthimin e pikave të kontejnerëve në standardin e “pranimit teknik”.

”Menaxhimi i mnbeturinave i vetmi send që lulëzon në Fushë Kosovë janë mbeturinat e shpernda kudo menaxhimi është 0. Në programin tim për menaxhim të mbeturinave unë e kam paraparë që pikat e kontijrnerëve të kthehen në pranim teknik”, tha Latifi./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button