Ismaili: Të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës i dinë problemet e infrastrukturës dhe për kaosin urbanistik

Kandidati i pavarur për kryetarë të komunës së Fushë Kosovës, Hasan Ismaili në debatin zgjedhor në RTV21 për këtë komunë ka thënë se për kaosin urbanistik dhe problemet në infrastrukturë i dinë gjithë banorët e Fushë Kosovës.
Ai për ndërtimet tha nga viti 2002 deri më 2005 janë bërë ndërtime si kanë dashur.
“Kaosi urbanistik në Fushë Kosovë dhe problemet në infrastrukturë të gjithë banorët e Fushë Kosovës i dinë sepse qdo ditë shkelin, kalojnë dhe kanë probleme, është mirë me ja u spjegu se pse ka ndodh kjo, dhe kjo ka ndodh sepse Fushë Kosova ka filluar me ndërtim prej vitit 2002 deri në vitin 2005 ka ndërtu qysh ka dasht”, tha ai. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?