Kaloni te përmbajtja kryesore

Jordania anulon samitin ku pritej të takohej Bideni me presidentin palestinez

Jordania ka anuluar samitin e planifikuar për të mërkurën në të cilin pritej të takohej presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, me presidentin amerikan Joe Biden.

Abbas anuloi pjesëmarrjen në samit në Aman, Jordani, për të protestuar ndaj sulmit të supozuar ajror izraelit në një spital në Gaza, ku pretendohet për mbi 500 viktima, shkruan AP.

Në takim do të ishte edhe mbreti i Jordanisë Abdullah dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi.

Anulimi i samiti ende nuk është njoftuar zyrtarisht.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button