Alarm për sulme ajrore, evakuohet aeroplani ku gjendej kancelari gjerman në Tel Aviv

Në momentin kur aeroplani i kancelarit gjerman Olaf Scholz, po bëhej gati të largohet nga Tel Avivi u zhvillua dramë e vërtetë.
Pak para nisjes nga aeroporti Ben Gurion, janë aktivizuar sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore.
Bild raporton se janë shkrepur dy raketa të mbrojtjes kundërajrore, që janë dëgjuar qartë në aeroportin.
Sipas informacioneve të BILD-it, autoritetet e sigurisë kanë bërë një kontroll të detajuar të aeroplanit të qeverisë gjermane nëse mund të ketë ndonjë rrezik.
E disa minuta më vonë, kancelari gjerman me bashkëpunëtorët e tij, janë lejuar të futen në aeroplan me të cilin janë nisur drejt Kajros.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?