Humb jetën një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës

Ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Meje të Gjakovës.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Policia rajonale e Gjakovës.
“Mund të konfirmoj se njëri nga zjarrfikësit e lënduar në aksident nuk ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Policia./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?