Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoxhaj: Kryeministri i ardhshëm Hamza vizitën e parë do ta bëjë në SHBA

(Lajm i përditësuar)

Hoxhaj: Kryeministri i ardhshëm Hamza vizitën e parë do ta bëjë në SHBA

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në debatin zgjedhor në RTV21, theksoi se një nga prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës gjatë qeverisjes së PDK-së duhet të jetë rikthimi i njohjes ndërkombëtare.

Hoxhaj shtoi se kjo është një mundësi e realizueshme dhe se është e domosdoshme të shqyrtohen afatet dhe mundësitë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

”Ta rikthejmë njohjen ndërkombëtare të Kosovës e cila është e mundur, duhet t’i shohim afatet se ku mund të aplikohet për anëtarësimin në Organizatat ndërkombëtare”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj gjithashtu ka shtuar se programi i PDK-së për Politikën e Jashtme parasheh që vizita e parë e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, do të realizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Për Kosovën është jetike që kryeministri i ardhshëm Hamza vizitën e parë do ta bëjë në SHBA, Ministri i Jashtëm gjithashtu dhe që të kërkohet të komunikohet menjëherë me Trumpin”, tha Hoxhaj.

Gjithashtu sipas Hoxhajt, e njëjta gjë do të ndodh edhe me Brukselin.

Hoxhaj: Në maj të këtij viti do të anëtarësohemi në OBSH

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se me PDK-në në Qeverisje Kosova në muajin maj të këtij viti do të ogranizohet në OBHS.

Ai gjithashtu ka shtuar se me PDK-në në Qeverisje Kosova do të ketë anëtarsime në organizata ndërkombëtare.

”Unë mendoj që në maj të këtij viti do të anëtarësohemi në OBSH. I kemi votat”, tha ndër tjera Hoxhaj.

Hoxhaj: Konjufca është shumë i vogël ta luaj rolin e një populisti të madh

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se për gjendjen e Politikës së Jashtme të Kosovës përgjegjësia duhet të kërkohet në Prishtinë.

Ai tutje ka shtuar se Qeveria Kurti ka arritur që ta zavendësoj rolin e Kosovës me rolin e Serbisë.

”Një qeveri e papergjeshme Kurti ka aritur ta zëvendësoj rolin e Kosovës me rolin e Serbisë. Ne i kemi pasur figurat  e bardha në shahun ballkanik, Serbia i ka pasur të zeza tash i kemi ne te zeza, Përgjegjsia duhet të kërkohet në Prishtinë. Konjufca është shumë i vogël që ta luaj rolin e një populisti të madh evropian që të ballafaqohet me Trumpin dhe të tjerët. Përgjegjësia se çfar% ka ndodhur në rajon i takon Qeverisë së Kosovës”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj: Kosova ka dyert e mbyllura në Washington edhe me Trump ashtu sikurse me Bidenin

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka deklaruar se mungesa e zyrtarëve të lartë institucionalë të Kosovës në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e verteton atë se çfarë ka ndodhur gjatë administratës Biden.

”Kjo e verteton atë se çfarë ka ndodhur gjatë administratës Biden, Kosova e ka humbur një mundësi që ta përdorë atë administratë. Një Qeveri e re e Albin Kurtit një Presidente Osmani dhe një klasë politike e cila e ka izoluar vendin nuk do të bënte gjë tjetër, mungesa e tyre në ceremoni tregon për izolimin që SHBA ja kanë bërë Kosovës dhe gjithë tyre, dhe se Kosova i ka dyert e mbyllura në Washington edhe me administratën Trump sikur që i kanë pasur me Biden, është koha për ndryshime”, tha Hoxhaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button