Kaloni te përmbajtja kryesore

Ahmetaj: Sinonim i sanksioneve është Kurti dhe jo Kosova

(Lajm i përditësuar)

Ahmetaj: Sinonim i sanksioneve është Kurti dhe jo Kosova

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mimoza Ahmetaj, në debatin zgjedhor në RTV21 theksoi se heqja e sanksioneve ndaj Kosovës është çelësi për përmirësimin dhe rregullimin e marrëdhënieve të vendit me aleatët ndërkombëtarë.

”E para dhe më e rëndësishme është që Kosovës t’i hiqen sanksionet, PDK-ja ka bërë apel vazhdimisht edhe kryetari i PDK-së Krasniqi edhe pse nuk ka qenë në pozicionin e Kryeministrit në të gjitha takimet zyrtare ka kërkuar që Kosovës mos t’i vendosen sanskione sepse sinonim i sanksioneve është zoti Kurti e jo shteti dhe jo Kosova”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj: Kosova ka bërë gabim në hapa, ka ra në grackë të Serbisë

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Mimoza Ahmetaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se Kosova ka humbur hapin duke i kthyer problemet brenda territorit të Kosovës.

Sipas saj, Qeveria Kurti në vend se të gjej një zgjidhje ajo ka ”ra në grackën e Serbisë”.

”E kemi kthyer problemin brenda terroitorit të Kosovës mes neve dhe serbëve në katër komunat në Veri. Problemi është mes neve e Serbisë në vend se ta gjejmë zgjidhjen përfundimtare serbët të instrumentalizuar nga Serbia në vazhdimësi kanë qenë ajo vatra e krizës të cilën Qeveria aktuale në vend se të mundohet ta gjej një zgjidhje ka ra në grackë kjo është gracka e Serbisë”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj: Kosova me këtë qeverisje nuk ka orientim

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Mimoza Ahmetaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se Politika e Jashtme e Kosovës nuk është Asociacioni dhe Veriu i Kosovës.

”Politika e Jashtme e Kosovës nuk është Asociacioni, dhe Politika e Jashtme e Kosovës nuk është Veriu i Kosovës. Ne e kemi konvertuar gabimisht ja kemi faturuar Kosovës në të vërtetë çëshjen e Kosovës dhe Veriut dhe e kemi bërë pikë referente në vend se fokusi jonë të jetë se si do të avancohet pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare, kemi bërë gabim në hapa”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj tutje ka shtuar se ”Me këtë qeverisje, Kosova nuk ka orientim se ku synojmë ne se ka është orientimi jonë”.

Ahmetaj: Qeveria aktuale ta shohë vetën në pasqyrë dhe të reflekojë

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Mimoza Ahmetaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se Qeveria aktuale nuk ka pasur raporte të mira me ndërkombëtarët.

Duke thënë se për çdo ”dështim Qeveria është munduar ta hedh fajin tek të tjerët”.

”Do të ishte mirë që Qeveria aktuale ta shohë vetën në pasqyrë dhe të reflekojë”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj ka shtuar se ”faturën e gjithë kësaj po e paguan Kosova”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button