Kaloni te përmbajtja kryesore

Haziri: Pa LDK-në nuk ka kryeministër, presidentë, as kryetar Kuvendi

(Lajm i përditësuar)

Haziri: Sekretari i Qeverisë duhet të krijojë kufizime për ministrat dhe kryeministrin

Pas dorëzimit të kallëzimit penal që sot e bëri LDK-ja ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave në detyrë të cilët janë zgjedhur deputetë, deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri tha se sekretari i Qeverisë do të duhej të krijonte kufizime formale karshi ministrave dhe kryeministrit.

”Në Kosovë është i ndarë roli i deputetit dhe Qeverisë. Sekretari i Qeverisë do të duhej me kriju kufizime formale karshi ministrave dhe kryeministrit që e ka dhënë betimin për të qenë deputet. Sekretarit i Kuvendit as skenarin nuk ia lexon deputetit. Në rastet e tilla do duhej me u sqaru. LDK po beson që është konsumu si vepër”, tha Haziri. është dasht mos me shku më në zyre, është dashtë me bartë autorizime”, tha Haziri në ”Click” të RTV21.


A do të jetë Lutfi Haziri kandidat i Lidhjes Demokratike në Gjilan?

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 teksa foli për përgaditjet e LDK-së për zgjedhjet lokale, tha se nuk do të kandidojë për të parin e Gjilanit.

”Jo, unë jam kryetar i degës në Gjilan”, tha Haziri.


Haziri: Presidentja duhej ta shpallte datën e zgjedhjeve, por po involvohet në çështje të tjera

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka bërë të ditur se LDK-ja ka filluar  përgatitjet për zgjedhjet lokale, teksa ka shtuar se tash është koha kur Presidentja Vjosa Osmani është dashtë ta caktoj datën e zgjedhjeve.

”LDK-ja nuk humb kohë, fillojmë të bëhemi gati për zgjedhjet lokale. Në këtë kohë vendi duhet ‘ti kishte institucionet. Presidentja është dashtë ta shpall datën e zgjedhjeve, po involvohet në çështje tjera”, tha Haziri.

Ai tutje ka shtuar se javën tjetër do të bëhen të ditura emrat e të nominuarëve.


Haziri: Pa LDK-në nuk ka kryeministër, presidentë, as kryetar Kuvendi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se pa LDK-në nuk mund të mbyllen proceset kryesore të vendit. Haziri theksoi se çdo Kryeministër ka kaluar përmes LDK-së.

”Pa LDK-në nuk bëhen proceset dhe nuk mbyllen proceset. Krejt kryeministrat kalojnë përmes zyrave të LDK-së, as presidentë s’ka me pas pa LDK-në as kryetar të Kuvendit pa LDK-në s’ka këtë rol e kemi”, tha Haziri


Haziri: Komunikimi i Kurtit me familjarë të deputetëve ka dështuar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në ‘Click’ të RTV21 ka kritikuar mënyrën se si Albin Kurti po tenton të sigurojë mbështetje politike.

Haziri tha se Kurti vazhdon të përdorë metoda të pasuksesshme si komunikimi individual me deputetë dhe madje edhe me familjarët e tyre.

“Deputetët vetë tregojnë se çfarë ndodh. Këto metoda, edhe nëse janë legjitime, kur nuk funksionojnë – duhet të ndryshohen,” u shpreh ai.


Haziri: I thamë jo edhe për kryeministër, Kurti komunikon vetëm me letra

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në ‘Click’ të RTV21 tha se komunikimi përmes letrave mes LDK-së dhe VV-së është imponuar nga Albin Kurti.

Haziri tha se LDK-ja i ka thënë jo edhe për postin e kryeministrit, VV-së.

”Ne kemi thënë jo as për kryeministër në përgjigjen e parë që Abdixhiku i ka kthyer VV-së”, tha Haziri, teksa shtoi se kjo është forma e vetme e komunikimit që sipas tij e ka ”forma e komunikimit është me letra, e imponuar nga Kurti”.


Haziri: Katër vite pa ftesa, tani Kurti kërkon LDK-në, por ajo nuk blihet

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja nuk është e detyrar të shkojë në takim me kryetarin e VV-së Albin Kurti vetëm sa për tu takuar.

Sipas tij, partneriteti nuk mund të bëhet brenda një kohe të shkurt, teksa shtoi se ”besimin e LDK-së e fiton me kohë”.

”Nuk jemi të detyruar të shkojmë në takim veç me u pa, i kemi shku në zyre për çështje të dialogut. Për 4 vjet nuk të thërret në takim tani ti ki neovjë me rendit LDK- në listën me votu sipas tij, kjo është ndryshe hajde flasim si ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit. LDK nuk mund të blehet, besimin ia fiton. Duhet me na bind politkisht”, tha Haziri.


Haziri: Kemi arritur në një pikë ku të gjithë na kërkojnë për bashkëpunim

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja ka qenë gjithmonë e gatshme për bashkëpunim, madje edhe me rivalët politikë.

Ai ndër tjera tha se tani partia ka arritur në një pikë ku është ajo që mund të përcaktojë formën e bashkëpunimit.

”Ne kemi bërë bashkëpunim me të gjithë, edhe me rivalët. Ne kemi mrri në një pikë ku të gjithë na kërkojnë për bashkëpunim, ne kemi mundësi me diktu formën e bashkëpunimit tash. Ne kemi bashkëpunu si opozitë më shumë se tre vjet”, tha Haziri


Haziri: Letra e Kurtit ishte politike, Abdixhiku na ka pyetur të gjithëve për letrën drejtuar VV-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka komentuar shkëmbimin e letrave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar letrën e Albin Kurtit si një veprim me prapavijë politike.

Haziri theksoi se LDK i trajton me seriozitet të gjitha iniciativat dhe se kryetari Lumir Abdixhiku ka konsultuar gjithë strukturat e brendshme për përgjigjen ndaj VV-së.

“Te ne vendimet merren në zyrë, jo në media,” tha Haziri, duke nënvizuar se procesi ka kaluar përmes kanaleve institucionale të partisë.

”Te ne vendimet merren vetëm në zyre, letra e Kurtit drejtuar LDK-së ka pasur qëllime politike. Abdixhiku e ka trajtuar seriozisht letrën na ka pyetur të gjithëve. Letra është diskutu dhe është draftu dhe është përcjell përmes kanaleve të LDK-së per letrat e shkembyera permes LDK-se dhe VV-së”, tha Abdixhiku.

Haziri: LDK-ja ka bërë kompromis dhe pragmatizëm

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në ‘Click’ të RTV21 ka theksuar se LDK-ja ka treguar gjithmonë pragmatizëm politik, madje edhe duke bërë kompromis në dëm të vendit.

Tutje Haziri deklaroi se partia e tij po vazhdon të jetë e hapur për opsione të reja dhe shtoi se është Albin Kurti ai që duhet t’i prijë vendimit për një PO të mundshme.

”Ne gjithmonë kemi bërë kompromis dhe pragmatizëm, kemi bërë kompromis. Po tregohemi pragmatizë duke treguar se është edhe një opsion tjetër. Kurti është ai i cili duhet t’i prijë PO-së. Ne herën e parë ia kemi dhënë PDK-së herën e dytë e kemi çu në opozitë”, tha Haziri.


Haziri: Osmani e ka mbuluar mungesën e Kryeministrit dhe Ministres së Jashtme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka vlerësuar rolin e Presidentes Vjosa Osmani në skenën ndërkombëtare, duke thënë se ajo “po e mban Kosovën” në një kohë kur, sipas tij, mungon prezenca e Kryeministrit dhe Ministres së Jashtme.

Tutje, Haziri tha se Osmani ka qenë në pozitë të ngjashme me Albin Kurtin katër vite më parë dhe nënvizoi se LDK ka pasur dy kërkesa ndaj saj që ende nuk janë adresuar plotësisht.

”Vjosa Osmani ka qenë në pozicion para katër viteve sikur Albin Kurti sot, nuk i ka pasur votat për presidente. Ne i kemi pasur dy kërkesa ndaj saj, për këto 4 vite ende nuk jemi në atë pikën me thënë se çka ka realizuar apo jo, për momentin është dera e vetme që po e mban Kosovën në raport me të gjithë. Presidentja e ka ushtruar dhe e ka mbuluar mungesen e Kryeministrit dhe ministres së Jashtme në shumë vende ku ata është dasht me qenë”, tha Haziri.


Haziri: Nuk i kemi ikur kurrë ftesës së Presidentes

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka folur për ftesën që Presidentja Vjosa Osmani e bëri për takim me partitë politike, për tejkalimin e ngërçit aktual tha se LDK-ja asnjëhetë nuk i ka ikur takimit me Presidenten.

”Parimisht LDK nuk i ka ikur takimit te Presidentja asnjëherë. Presidentës, i jemi përgjigjur në të gjitha ftesat, ne kemi ofruar opsion. Ne kemi treguar sjellje përtej sjelleve egosite. Oferta është në tavolinë, ne po e shohim që të gjithë bashkë deri në zgjedhjet e ardhshme që për ne afati më i mirë është marsi i vitit të ardhshëm, që bashkë ta kemi një qeveri të tranzicionit”, tha Haziri./RTV21/21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button