Haziri: Katër vite pa ftesa, tani Kurti kërkon LDK-në, por LDK nuk blihet

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja nuk është e detyrar të shkojë në takim me kryetarin e VV-së Albin Kurti vetëm sa për tu takuar.
Sipas tij, partneriteti nuk mund të bëhet brenda një kohe të shkurt, teksa shtoi se ”besimin e LDK-së e fiton me kohë”.
”Nuk jemi të detyruar të shkojmë në takim veç me u pa, i kemi shku në zyre për çështje të dialogut. Për 4 vjet nuk të thërret në takim tani ti ki neovjë me rendit LDK- në listën me votu sipas tij, kjo është ndryshe hajde flasim si ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit. LDK nuk mund të blehet, besimin ia fiton. Duhet me na bind politkisht”, tha Haziri./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?