Kaloni te përmbajtja kryesore

Hamasi i gatshëm të lirojë të gjitha pengjet pas ultimatumit të Trumpit

Hamas ka njoftuar zyrtarisht se është i gatshëm t’i lirojë të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, sipas kornizës së detajuar në planin 20-pikësh të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe të hyjë “menjëherë” në negociata për detajet e këtij propozimi.

Po ashtu, organizata ka shprehur pajtueshmëri që kontrolli mbi Rripin e Gazës t’i transferohet “një trupi palestinez, me mbështetje arabe dhe islame”.

Në një deklaratë, Hamas ka thënë se disa nga elementet e planit të paqes të propozuar nga Trumpi janë të pranueshme, por të tjerat do të kërkojnë negociata të mëtejshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button