Kaloni te përmbajtja kryesore

Bytyçi i LVV-së premton zhvillim ekonomik, ujë e hapësira të gjelbra për Suharekën

Kandidati i LVV-së për kryetar të Suharekës, Hamdi Bytyçi, në debatin zgjedhor në RTV21 paraqiti pikat kryesore të programit me të cilin garon në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai tha se plani i tij qeverisës bazohet kryesisht në zhvillimin ekonomik, në sigurimin e ujit si dhe hapësirave të gjelbra.

“Sa i përket investimeve, prioritet të parë e kemi arsimin dhe mendojmë që është shumë me rëndësi të investojmë në arsimin parafillor, ku do të kemi një çerdhe në qendër dhe katër fshatrat tjera. Pastaj, përveç këtyre investimeve do të kemi kujdes të veçantë të mësimit gjithëditor. Investimet tjera do të përqendrohen te furnizimi i ujit të pijshëm, që e kemi një program të punuar nga ekspertët dhe do të realizohet në faza”, tha ai.

Premtoi një qendër, funksionalizimin e qendrës zejtare, po ashtu një park në mes të qytetit si dhe investim në oazën e qytetit.
“Mendoj se programi ynë qeverisës bazohet në luftimin e betonimit që e ka kapluar qytetin”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button