Kaloni te përmbajtja kryesore

Haliti: PDK i parashtroi Kurtit kërkesa politike, mes tyre edhe ndarjen e pushtetit

Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, në një bisedë për RTV21 ka komentuarftesën e dytë të Albin Kurtit drejtuar PDK-së për krijimin e institucioneve,duke e cilësuar atë si një ftesë të bërë vetëm për të kaluar radhën. Halitifoli edhe për kërkesat e PDK-së për arritjen e një marrëveshjeje, duke thënë seato janë politike dhe lidhen me ndarjen e pushtetit, si dhe me garancitë qëqeveria e ardhshme të jetë funksionale për katër vitet e mandatit. Ndërsa, nuke përjashtoi mundësinë që LVV dhe PDK të zhvillojnë sërish bisedime përformimin e institucioneve.

“Kërkesat janë puro politike pra ndarja epushtetit dhe garancioni qe ky pushtet me funksionu 4 vjet dhe me realizu njeprogram te përbashkët qe do të shkruajn dhe miratojnë së bashku në procesin ekrijimit të qeverisë së re. Kjo është kryesorja, nuk është kryesorja emri iatij ose këtij kush do te jete ministër ose president si emër. E para ështëqeverisja me pas program te përbashkët dhe me marr obligime me kriju njëkomision të përbashkët që mbikeqyrë mënyren se si po funksionon qeveria. E dytalufta kundër korrupsionit dhe krimit te organizum edhe ky me pas një komisionme mbikëqyrë si po funksionon sepse është kërkesë e miqëve tane nderkombetarë etreta zhvillimi ekonomik, shëndetesia, arsimi, infrastruktura sepse gjitha këtojanë probleme me të cilat Kosova po ballafaqohet dhe mbi te gjitha ka njëtendecë te rritjes se problemeve qe kane te bëjnë me krimin e organizuar osesemundjen e tenderave gjitha kjo nënkupton edhe zgjedhjen e presidentit. Ndërsazgjedhja e presidentit është pak problem mos me thanë shumë problem sepsemendoj qe edhe VV nuk do të deshironte një president qe nuk do te bashkepunontemire dhe fort me qeverinë që në këtë rast i bie me VV-në dhe do donin njëgarancion që presidenti i ardhshëm nuk do të vepronte si ka vepru Vjosa Osmanime shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme ne rrethana jo te favorshme… Nuk e di ka kohë me bisedu prap.”, tha ai/RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button