Kaloni te përmbajtja kryesore

Festivali i Flisë në Kasollet e Zanave arrin mbi 2.3 milion shikime në rrjetet sociale

Më 1 dhe 2 gusht 2026, në kompleksin turistik Kasollet e Zanave, në Prapashticë të Prishtinës,
u organizua Festivali i Flisë, një aktivitet kushtuar ruajtjes dhe promovimit të traditës,
gastronomisë dhe mikpritjes shqiptare.

Pika kryesore e festivalit ishte përgatitja tradicionale e një flie me diametër tre metra. Pas
përfundimit të pjekjes, flia u pre dhe u shpërnda falas për të gjithë vizitorët, së bashku me djathë
dhe kos fshati. Programi u shoqërua me muzikë, interpretime tradicionale dhe një atmosferë
festive për familjet dhe vizitorët.

Festivali ngjalli interesim të jashtëzakonshëm nga publiku dhe mediat. Deri më 3 gusht 2026,
videot nga përgatitja e flisë kishin arritur mbi 2.3 milion shikime në Instagram, TikTok dhe
Facebook, si dhe mijëra pëlqime, shpërndarje, dërgime dhe ruajtje.

Ngjarja u pasqyrua edhe në Lajmet Qendrore të RTK-së, transmetuesit publik të Kosovës, si dhe
nga media të tjera vendore. Reagimi i publikut ka dëshmuar se traditat shqiptare, kur
prezantohen me përkushtim dhe në një formë të veçantë, kanë potencial të madh për të
promovuar Kosovën dhe turizmin e saj kulturor e gastronomik.

Kasollet e Zanave synojnë që Festivali i Flisë të vazhdojë si aktivitet vjetor dhe të zhvillohet më
tej në edicionet e ardhshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button