Kaloni te përmbajtja kryesore

Gërvalla takohet me emisaren britanike: Theksova synimin tonë të qartë për anëtarësim në NATO

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me Emisaren e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

Gërvalla ka thënë se në takimin me zyrtaren e lartë britanike ka folur për “përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit, reformat demokratike dhe integrimin euroatlantik”, duke theksuar synimin për anëtarësim në NATO.

“Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për rolin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve tona. 🤝”, ka shkruar Gërvalla.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button