Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident mes një veture e një motoçiklete në Prishtinë, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka njoftuar Pllana./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button