Bëhet hapja zyrtare e Forumit të Diplomacisë të Antalisë
Sot, më 11 prill 2025 u hap zyrtarisht edicioni i katërt i Forumit të Diplomacisë të Antalisë nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Forumi, i cili do të zgjasë deri më 13 prill, zhvillohet me temën “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”, duke reflektuar nevojën urgjente për të riafirmuar diplomacinë si një forcë stabilizuese në një botë gjithnjë e më të ndarë.
Në këtë ngjarje marrin pjesë më shumë se 20 krerë shtetesh dhe qeverish, mbi 50 ministra të punëve të jashtme, gjithsej mbi 70 ministra dhe rreth 60 përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Turqi në kuadër të Forumit të Antalisë. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?