Filmi turk që trajton edhe rastin në Banjskë, në kinema nga shtatori

Me origjinë nga Kosova, aktori Gökhan Tunaligil, së bashku me vëllain e tij Ayhan T. Krüezi dhe regjisorin Haktan Özkan, sollën filmin “Fytyra të Fshehura, Bosnja” (Saklı Yüzler, Bosna).
Filmi rrëfen historinë e dy vëllezërve që janë rritur në Kosovë gjatë kohës së luftës, duke pasqyruar ngjarjet dramatike të asaj periudhe dhe padrejtësitë që pasuan më pas.
Tani, filmi i ri “Kosova në Errësirën e Diellit” pritet të publikohet në vjeshtën e këtij viti. Bëhet fjalë për një prodhim më të thellë dhe më kompleks, i cili hedh dritë mbi planet e errëta të atyre që shpërfillin jetën e njerëzve, ekzistencën e shteteve dhe pavarësinë e tyre, për hir të interesave të ngushta, shkruan Zeri.info, transmeton Periskopi.
Ashtu si në filmin e parë, edhe në këtë projekt marrin pjesë aktorë që kanë përjetuar luftën dhe tani janë pjesë e brezit të ri. Në film luajnë gjithashtu aktorët Bora Sivri dhe Müge Ulusoy.
Mediat turke, raporotjnë se filmi do të shfaqet më 5 shtator 2025 në kinematë e Turqisë, e më pas edhe në Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit.
Ndër temat kryesore që trajtohen në film është edhe një nga ngjarjet më tronditëse dhe të ndjeshme të viteve të fundit në Kosovë — sulmi terrorist në Banjskë, i kryer nga grupe paramilitare serbe në shtator të vitit 2023.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?