Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami: LVV premtonte se do ta ulë importin, sot krenohen se e kanë rritë

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se LVV po krenohet me të hyrat e Doganës, por se sa ishin në opozitë, të njëjtit premtonin se do ta ulin importin dhe do ta rrisin eksportin.

“LVV me propagandë erdhi në pushtet me propagandë do ta përfundoj mandatin. LVV ditë e natë prodhon propagandë. I përdorë e keqpërdorë statistikat, i deformon grafet në mënyrë që ta ushqej masën, paradite i shanë policinë, pasdite thotë po e luftojnë kontrabandën. Me një fjalë janë aq kundërthënës saqë  as vetës më nuk i besojnë. Shihni se me çka lavdërohen sot, me të hyrat e Doganës, a po harrojnë se këto të hyra janë sepse vendi ynë ka shenu rekord të importit të mallrave dhe eksportit të parave kesh. A ju kujtohet çka ka premtu LVV kur ka qënë në opozitë, thoni se “kur të vijnë në Qeveri do të rritet prodhimi, do të rritet eksporti dhe do të zvogëlohet importi”, POR ata sot krenohen se e kanë rritë importin”, shkroi Bajrami në Facebook.

“Vitin 2022 Kosova e ka përmbyllë me defictin me të lartë tregar ndonjëherë. 5.6 miliardë euro ka qënë importi i mallrave, 920 milionë euro eksporti i mallrave, 4.7 miliardë euro deficit tregtar. Kjo për vitin 2022, jo sipas meje, jo sipas LDK-së, por sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës që operon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”.

“Sa i përket propagandës së LVV-së për sot janë tri gjëra që lexuesit duhet t’i kenë parasysh: E para; LVV nuk ka thënë asnjë fjalë për Doganën, as për Policinë në rastin kur pa u vrejtur fare kanë kaluar kufirin tonë rreth 11 mijë doza drogë ekstazi. E dyta; 71 milionë euro qenka rritja në krahasim me 2022, pra vetëm 7.62% se e kanë paraqitë vizualisht sikur me qënë rritje 100%, por nuk është, është vetëm 7.62%. E treta; ky nuk është ndonjë rezultat sepse janë tatime në import. Po, për import jeni kampionë siç e shpegova me lart, këtë s’mund ta mohoj askush. E fundit, për ta parë të gjithë përformancën e Doganava por edhe të të tjerëve, publikoni eksportin dhe importin e mallrave duke krahasu me 2022”, u shpreh tutje ajo.

“Megjithë ”rekordin” e shënuar Dogana e Kosovës është rreth 50 milionë euro mbrapa planifikimit sipas Ligjit të Buxhetit për vitin 2023”, përfundoi deputetja Bajrami. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button