Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen dy zyrtarë në Suharekë për keqpërdorim të dhjetëra mijëra eurove

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Suharekë dy persona të dyshuar me iniciale E.SH. dhe B.K., me dyshimet se të njëjtit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo persona te tjerë.

“Të njëjtit në cilësi të personave zyrtar kanë qenë te caktuar për menaxhim dhe mbikëqyrje të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve në një fshat të komunës së Suharekës në vitin 2022, ku vlera e kësaj kontrate ka qenë dhjetëra mijë euro. Pas daljes së prokurorit në vend ngjarje dhe eksperteve kompetent dhe verifikimit të gjendjes faktike, si dhe intervistimit të dëshmitarëve, lidhur me ketë kontratë është konstatuar se e njëjta nuk është realizuar siç ka qenë e paraparë. Të dyshuarit kanë përpiluar procesverbaleve, dhe situacione fiktive/rrejshme ku kanë konfirmuar kryerjen e punimeve sipas kontratës, ndërsa sipas gjendjes në teren kjo kontratë nuk është realizuar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button