Kaloni te përmbajtja kryesore

Anëtarësimi në KiE, Ambasada gjermane: Qeveria të angazhohet për zbatimin e Asociacionit

Ka mbetur vetëm një muaj nga mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe ende nuk dihet nëse aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë do të jetë pjesë e agjendës.

Në prill të viti të kaluar Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare për anëtarësim në Këshill të Evropës, mirëpo nuk e kaloi hapin final, pasi nuk u përfshi në agjendën e Komitetit të Ministrave për shkak të mosdërgimit të draft-statutit të BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kushtetuese.

Një hap i tillë ishte kërkesë e tri shteteve kryesore të BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë në një përgjigje për RTv21 i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet në këtë drejtim, duke thënë se çështjet e pakicave kanë rëndësi substanciale në Këshillin e Evropës.

“Na vjen keq që Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap konstruktiv që nga viti i kaluar për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit dhe Marrëveshjet e Brukselit të 2013-tës dhe 2015-tës. Çështjet e pakicave janë të një rëndësie kruciale në Këshillin e Evropës. I bëjmë thirrje edhe një herë Qeverisë së Kosovës që të angazhohet në këtë drejtim”, tha Sebastian Leuschner nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë./RTV21/

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button