Abdixhiku: Shqipëria drejt pagës 950 euro për mësues, kryepopullisti ynë i zënë me zgjedhjet në Maqedoni

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar punën e Qeverisë të Kosovës duke thënë se edhe krahasimi me vendet fqinje ka nisë të mos ketë më kuptim.
Këtë Abdixhiku e ka thënë në një postim në Faceboook, ku ka publikuar disa të dhëna të Shqipërisë, ku shihet se paga për mësuesit atje është drejt pagës 950 euro.
”Po, plot 950 euro për mësues! Gjersa kryepopullisti ynë është i zënë me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni, edhe krahasimi me vendet fqinje ka nisë të mos ketë më kuptim. Është në vitin e katërt të Qeverisë. Do të ketë menaxhuar plot 12 miliardë euro për këto katër vjet; më shumë se secili njeri në histori të vendit; dhe prap asnjë shenjë! Propagandë, fjalë të thata e përçarje urrejtëse – ky është diskursi politik sot!Kohë për të humbur nuk kemi! ‘Rruga e Re’ është zgjidhja. Me Rrugën e Re dhe Rrogat e Reja. 23% më shumë se sot!”, ka shkruar Abdixhiku./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?