Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku: Padituria kushton, edhe 30 ditë të tjera të humbura minimalisht

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme deri më 30 shtator, ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se janë edhe 30 ditë tjera të humbura minimalisht dhe se një shtet i tërë është bllokua “për një pozitë të parëndësishme partiake në Kuvendin e Kosovës”, duke shtuar se “padituria kushton”.

“Tridhjetë ditë të tjera pa institucione funksionale, pa ligje që bëhen, pa projekte që ecin. Si po humbka Serbia kështu? Ne të bllokuar për një nënkryetar të parëndësishëm, e ata humbës disi?!”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, e gjithë kjo po bëhet për vota nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button