Dy senatorë amerikanë nesër në Kosovë, takohen me Osmanin e Kurtin

Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, të premten do të jenë në Kosovë për takime me dy krerët e shtetit, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Shaheen dhe Welch fillimisht do të takohen me Presidentën Osmani, takimi do të mbahet në ora 09:15, kurse në ora 10:00 ata do të priten nga Kryeministri Albin Kurti.
Përmes një postimi në platformën X, Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, ka thënë se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”./21Media
.@SenPeterWelch and I are in the Western Balkans to reassure our allies that the U.S. is actively engaged and supportive of their nations’ democratic aspirations. I look forward to having substantive conversations with local leaders and officials throughout the visit.
— Sen. Jeanne Shaheen (@SenatorShaheen) October 12, 2023
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?