Kaloni te përmbajtja kryesore

Kadriaj i kundërpërgjigjet Kusari- Lilës: Po silleni si opozitë, asnjë marrëveshje ndërkombëtare s’ka kaluar pa votën e AAK-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj në emisionin “Click” në RTV21,  tha se nuk qëndron deklarata e shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, e cila tha se opozita, Kosovës i ka humbur rreth 400 milionë euro duke mos i votuar marrëveshjet ndërkomëbtare.

Kadriaj tha se partia në pushtet po sillet në opozitë.

“Nuk është e vërtetë nëse i merrni marrëveshjet do të shihni se asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk ka kaluar pa votën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.”, deklaroi Kadriaj .

Sipas saj Kosova ndodhet në sanksione për shkak sic tha veprimeve të pamatura të kësaj qeverie dhe si pasojë e sanksioneve janë bllokuar projektet.

Ajo shtoi se nuk është shkelur rregullorja e Kuvendit të Kosovës lidhur me thirrjen e seancës për miratimin e Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button