Kaloni te përmbajtja kryesore

Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person i cili po kërkohet nga INTERPOL-I .

Sipas njoftimit të policisë i dyshuari me urdhër arrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë nën dyshimin për veprimtari penale, respektivisht “ kultivim të bimëve narkotike”.

“Me vendim të prokurorit kompetent personi i arrestuar dërgohet në mbajtje për procedura të
mëtejme ligjore. Policia e Kosovës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të
ardhmen në funksion të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit në përgjithësi.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button