Kaloni te përmbajtja kryesore

Hebrenjtë e Kosovës ndezin qirinj për viktimat në Izrael, prezent edhe Hovenier

Një grup nga komuniteti hebrenj i Kosovës kanë ndezur qirinj për viktimat në Izrael si pasojë e sulmit nga grupi palestinez Hamasi.

Prezent ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka ripërsëritur se SHBA qëndron me Izraelin.

“Sonte, iu bashkova komunitetit hebre kosovar në një vigjilje për jetët izraelite të humbura në sulmet e tmerrshme nga Hamasi. SHBA-ja dënon pa mëdyshje këto sulme të tmerrshme. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Izraelit”, shkroi Hovenier në platformën X.

Që nga fillimi lutftës së fundit ndërmjet Hamasit dhe Izrael të dielën, kanë vdekur 1200 izraelitë dhe 1400 palestinezë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button