Kaloni te përmbajtja kryesore

Halimi: E rrezikshme narrativa e Kuritt për “zhdukjen e opozitës”

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se narrativa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për “zhdukjen e opozitës” është e rrezikshme për demokracinë.

Në një postim në Facebook tha se populizmit do t’i vije fundi, duke thënë se “qytetarët do të çlirohen nga mashtrimi dhe propaganda”.

”Postulati mbi të cilin ndërtohet narrativa për ‘shuarjen e opozitës’ është e partisë në pushtet, specifikisht e Albin Kurtit. Fatkeqësisht, kësaj mendësie po i kontribojnë edhe disa akterë të tjerë në Kosovë. Qasje shumë e rrezikshme për demokracinë! LDK po e bën diferencën, pikërisht duke kontribuar në një rrugë të re të qasjes së politikës karshi përditshmërisë së jetës së qytetarëve tanë. E popullizmit do t’i vije fundi, shuarja e të cilit do t’i çlirojë qytetarët nga mashtrimi e propaganda”, ka shkruar Halimi./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button