Kaloni te përmbajtja kryesore

Von Cramon: Në tavolinë masat kundër Serbisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se masat që po përgatiten në Bashkimin Evropian ndaj Serbisë, për shkak të konfliktit të armatosur në Banjskë, nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve të Serbisë.

Von Cramon beson se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kontrollon shumë gjëra që ndodhin në vend dhe se është e vështirë të besohet se ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte për blerjen e armëve apo organizimin e grupit që ishte në Banjskë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Nova”, Von Cramon ka theksuar se çdo masë duhet të dëmtojë regjimin në pushtet në Serbi, duke theksuar se janë të arsyeshme kritikat se Bashkimi Evropian shpeshherë është treguar i butë ndaj Vuçiqit dhe Qeverisë së Serbisë.

 

Sipas saj, ndaj Serbisë po përgatiten masa ndëshkuese, por ka theksuar se nuk mund të jap detaje pasi gjithçka ende është konfidenciale dhe po zhvillohen diskutime.

Eurodeputetja ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në përgjithësi, do të dëshiroja që bisedimet Serbi-Kosovë të përfundojnë dhe të gjithë ne të ecim përpara sepse pengon pengjet e të dyja shoqërive të merren me çështje ekzistenciale”, ka theksuar ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button