Kaloni te përmbajtja kryesore

Vuçeviq: KFOR-i është dashur të reagojë menjëherë, jemi të zhgënjyer

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq lidhur me sulmin terrorist në Banjskë ka thënë se kanë pritur një reagim të ndryshëm nga KFOR-i.

“Serbia e ka dashur dhe e ka pritur, për të mos thënë se jemi shumë të zhgënjyer, nga reagimi i KFOR-it, për ne është dashur të aktivizohet në të njëjtën kohë”, ka thënë ai.

Sipas tij KFOR-i kishte një bazë jo larg andej dhe se ata ishin në gjendje të reagonin.

“Ata dolën, por qëndruan mënjanë dhe lejuan policët shqiptarë të shpërndarë mirë që të vazhdojnë gjuetinë për serbët në rrethinën e Banjskës”, thotë Vuçeviq.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button