Kaloni te përmbajtja kryesore

Rikthehen në treg ampulat Omeprazol

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ampulat Omeprazol për injeksion 40 mg do të rikthehen në treg, pasi që rezultatet e fituara në parametrat e kontrolluar për këtë produkt kanë rezultuar konform parametrave dhe standardeve të kërkuara të cilësisë në të dy laboratorë.

“Për shkak të rëndësisë së kësaj analize, Agjencia e Kosovës për Produkte e Pajisje Medicinale (AKPPM) paralelisht me analizën e kontrollit në Laboratorin e Kontrollit të Cilësisë ka realizuar edhe testin e krahasueshmërisë për këtë produkt edhe në Laboratorin për Kontroll të Barnave në HALMED të Kroacisë. Rezultatet e fituara në parametrat e kontrolluar për produktin omeprazol për injeksion 40 mg kanë rezultuar konform parametrave dhe standardeve të kërkuara të cilësisë në të dy laboratorët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button