Kaloni te përmbajtja kryesore

Trajkoviq e krahason Kurtin me presidentin e Azerbajxhanit

Politikanja, Rada Trjakoviq ka krahasuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Trajkoviqi, përmes një shkrimi në rrjetin social “X” ka thënë se Kurti dëshironte të ishte si presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, por sipas saj, ajo frikësohet se Kurti po shkon rrugës së presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev.

“Arrestimi i koordinuar me serbët anekënd Kosovës janë eskalim i qartë dhe i vetdijshëm i destabilizimit të komunitetit tonë” konsideron Trjakoviq.

Trajkoviq e cilësoi kryeministrin Kurti si një lider autoritar, duke e ndërlidhur me liderin azerbajxhanas Ilhan Aliev, tani që është në cikël konflikti me Armeninë. Fillimisht e përdori edhe talljen që presidenti serb Aleksandart Vuciq e përdorë për kryeministrin Kurti, ‘se dëshiron të duket si Zelensky’.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button